Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është premtim i paplotësuar i Bashkimit Evropian.
Duke shpërndarë një postim të vitit 2018 të Komisionit Evropian përmes së cilit konfirmohej se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim, Ischinger ka shtuar se për shkak të vonesës në këtë proces, besueshmëria e BE-së është në diskutim.
“Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë – Besueshmëria e BE-së është në diskutim”, ka shkruar ai.

Kjo ka ngjall reagimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila i kërkoi diplomatit gjerman që t’ua thotë këtë presidentit francez dhe atij holandez, Rutte.
“Shumë mirë, mos harro t’ua thuash këtë Emanuel Macron dhe Mark Rutte”, thekson ajo, duke kujtuar se ata janë shkaktarët kryesor që kosovarët nuk lëvizin pa viza.
LEXO PO ASHTU:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...