Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, njëherësh edhe ish-ambasador gjerman në SHBA, ka përgëzuar qasjen e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, ndaj Serbisë për çështjen e njohjes së Kosovës.
Ischinger në llogarinë zyrtare të tij në Twitter, ka lavdëruar bundeskancelarin gjerman, Olaf Scholz, për deklaratën e tij në Beograd, për njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Bravo Olaf Scholz : Gjuhë e qartë për Beogradin mbi temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte më e dobishme nëse të gjitha anëtaret e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë!”, ka shkruar ish-përfaqësuesi i BE-së./rtk/

Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...