Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të kryeministrit slloven, Miro Cerar, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.
Përveç takimit me homologun Miro Cerar, kryeministri Isa Mustafa, do të takohet edhe me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Milan Brglez dhe kryetarin e Lubjanës, Zoran Jankoviq.
Vizita e kryeministrit Isa Mustafa në Slloveni, dëshmon marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve dhe pritet të ketë rezultate konkrete në fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve.
Në delegacion me kryeministrin Mustafa janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ndërkaq gjatë vizitës do të nënshkruhet një marrëveshje e bashkëpunimit policor, ndërmjet dy ministrive.
Pjesë e kësaj vizite janë edhe udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës, të cilët do të realizojnë agjendë të veçantë.
Gjatë qëndrimit në Lubjanë, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të takohet edhe me bashkatdhetarët tanë në Slloveni.
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...