Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët katolikë.
Mustafa shpreson që kjo festë të jetë moment reflektimi për të forcuar vlerat njerëzore.
“Lutjet tona shkojnë për ata të cilët humbën më të dashurit e tyre dhe për të gjithë ata që janë të prekur me COVID-19”, ka shkruar Mustafa, transmeton arbresh.info.
Urimi i plotë:
“Të dashur qytetarë të besimit të krishterë,
Sivjet, ditën e Krishtlindjes, e festoni në një situatë më të rëndë, këto ditë nuk janë zakonshme për shkak të pandemisë, por me besimin në Zot, me dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve do të tejkalohet edhe kjo sfidë.
Lutjet tona shkojnë për ata të cilët humbën më të dashurit e tyre dhe për të gjithë ata që janë të prekur me COVID-19. Duke ju uruar shëndet të plotë dhe dashuri në familjet tuaja, shpresoj që kjo festë të jetë moment reflektimi për të forcuar vlerat tona njerëzore.
Uroj harmoni e begati, dhe sa më shumë gëzime në familjet tuaja.
Për shumë mote, gëzuar Kërshëndellat!”
/arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...