Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur gatishmërinë për një marrëveshje politike mes dy partive, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe avancimit të legjislaturës së nëntë.
E ish- lideri i LDK-së Isa Mustafa ka pasur një përgjigje fare të shkurtër, lidhur me letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut.
Mustafa për “Indeksonline” ka thënë se është Këshilli i përgjithshëm i LDK-së, i cili sipas statutit vendos për koalicione.
“ Është Këshilli i përgjithshëm i LDK-së i cili sipas Statutit vendos për koalicione”, ka thënë Mustafa
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...