Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.
Ai ka komentuar edhe përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeverinë e udhëhequr nga LDK.
Duke komentuar për Telegrafin mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar edhe me PDK-në, ka thënë se së fundi nuk kanë mbajtur takime por janë të hapur.
“Takime nuk kemi mbajtur. Jemi të hapur që ta diskutojmë edhe këtë mundësi si pjesë e pakos për marrëveshje për zgjedhje të Presidentit” ka deklaruar Mustafa për Telegrafin.
Mustafa ka thënë se një marrëveshje e subjekteve politike për postin e Presidentit duhet të arrihet, tani ose pas zgjedhjeve.
“Nuk ka vota për President pa një marrëveshje, sepse asnjë parti parlamentare dhe asnjë koalicion nuk ka dhe nuk do të ketë vota të mjaftueshme për të përmbushur procedurat e zgjedhjes së Presidentit. Vlerësoj se është më mirë të bëjmë një marrëveshje të mirë tani, sesa të futemi në një cikël i cili, pas zgjedhjeve, na sjell në të njëjtin vend,” ka potencuar Mustafa.
Pas largimit nga Bashkimi, Altin Morina i bashkohet Prishtin...
Dikur luante tek Real Madridi, Reguilon tashmë prezantohet t...
Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde
Mbahen homazhe pas sulmit vdekjeprurëse në Sydney
Ish-qendra e Trepçës, Andrew Gordon i bashkohet Vëllaznimit
Merr flakë makina në Llogara, digjet një person brenda autom...