Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i ka reaguar, ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, duke kërkuar llogari nga ai, se pse kishte nënshkruar Ligjin për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Më poshtë lexoni reagimin e kryeministrit:
Në qoftë se Z Jakup Krasniqi, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar pa vetëdije Ligjin Nr. 04/L-086 për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, më dt 13.12.2012, Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, dt 20 shkurt 2008 dhe Vendimin për miratimin e Planit Hapësinor të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2020, Nr 04-V-82, dt 16 qershor 2011 sepse të gjitha këto akte ligjore janë në kufijtë që i ka përcaktuar Komisioni shtetror në vitin 2015, të tregoj; Ose atëhere e ke pasur keq ose tani. Nëse ju keni vendosur atëherë gabimisht, tregoni, nuk është turp të pranohet gabimi. IM
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...
Durmishi i reagon Komunës: Segmenti i rrugës “Mon Balaj” nuk...
“Auuu…”, Kushtrimi pyetet për Sasën: A të ka marrë malli?
Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së
Ylli kosovar i janarit në La Liga, sonte në ndeshjen e parë ...