Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka porositur kryetarin e ri të Prishtinës që të fillojë të punojë, pasi ky i fundit ka pyetur me shaka se “Cili është Isa Mustafa?”.
Pasi e pa videon, Mustafa i tha Gazetës Express se Përparim Rama është në ‘muajin e mjaltit’.
“Është në muajin e mjaltit. Le të fillojë të punojë”, tha Mustafa, duke komentuar deklaratën e Ramës.
Rama më 7 dhjetor e ka marrë detyrën e kryetarit të komunës më të rëndësishme në vend.
Kryetarit të Prishtinës iu përmend ish-kryetari i LDK-së në emisionin Oxygen, që u transmetua të shtunën.
“Cili, cili është? Niva që është njëfarë këngëtari, qashtu e ka emrin”, tha Rama duke qeshur.
Ai shtoi se “shefi jem është qytetari i Prishtinës”.
Si kryetar, Rama tha se u ka borxh vetëm qytetarëve, ndërsa për këtë deklaratë, moderatori i emisionit, Besim Dina ia dhuroi një përqafim.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë