Isa Mustafa një ditë para zgjedhjeve në LDK-në, tha se pas dorëheqjes do t’i kthehet punimeve shkencore me një intensitet të veçantë.
Kështu edhe bëri këtë të mërkurë ku u pa teksa po merr pjesë në promovimin e leksionit të librave “Vendbanimet e Kosovës”.
Në këtë promovim u fol për vendbanimet e Kosovës, dhe për objektivat e realizimit të këtij projekti.
Përveç të dhënave të shumta në këto vendbanime janë ilustruar edhe fotografi nga më të rejat e deri më të vjetrat.
Hulumtimet shumë dimensionale që përmbajnë të dhëna historike, ofrojnë të dhëna të sigurta për të gjithë ata që duan të njohin të gjithë territorin e Kosovës.
Në këtë promovim ishin të pranishëm edhe Justina Shiroka Pula, Hivzi Islami dhe Anton Berishaj, të cilët thanë disa fjalë në lidhje me këtë projekt dhe përgëzuan të gjithë ata që morën pjesë në ketë projekt me shumë vlerë për shkencën.
Kryeredaktori i këtij leksikoni Hivzi Islami për të pranishmit tha se pas një pune disa vjeçare ka përfunduar me sukses projekti i vendbanimeve rurale dhe urbane.
Ai tha se ky projekt përfshinë tre vëllime me 2 mijë e 23 faqe. Këto tre vëllime përmbajnë të dhëna fakte nga tereni për vendbanimet në Kosovë./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës