Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot mori dritën e gjelbër nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për të formuar një koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, AKR-në dhe komunitetet.
Në një intervistë për “Click” të RTV21, Mustafa tregoi se cili do të jetë hapi i ardhshëm i këtij subjekti pas vendimit të sotëm të këshillit.
Mustafa tha se do të presin derisa mandatari Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi do t’i përfundojnë të gjitha procedurat e duhura dhe presidenti t’ua jap mandatin.
“Tani ne e kemi një miratim, mirëpo ne nuk do të levizim në këtë aspekt derisa nuk shtjerren të gjitha rrugët”, tha Mustafa.
Kreu i LDK-së theksoi se derisa të marrin mandatin për formimin e Qeverisë së re nuk do ta hapin çështjen e kandidatit për kryeministër.
“Ne e kemi vetëm pëlqimin për të bërë koalicion nga Këshilli, derisa nuk vjen mandati tek ne, nuk do ta hapim cështjen e kandidatit për kryeministër përderisa nuk na ofrohet. Atë procedurë do ta kryejmë shpejt sepse kemi shumë kuadro të mira në LDK”, theksoi Mustafa.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku