Isa Kosumi, këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë të Austrisë, është dënuar me 600 euro gjobë për mosraportim të pasurisë.
Aktgjykimi ndaj Kosumit u shpall të mërkurën nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Kameincë, Valbonë Dërvodeli.
Ndryshe, i akuzuari Kosumi paraprakisht me avokatin e tij, Selmon Sadiku, më 30 dhjetor 2021, kishin arritur marrëveshje me Prokurorinë Themelore në Gjilan për pranimin e fajësisë, e cila marrëveshje është aprovuar nga gjykata në fjalë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, më 15 korrik 2019 ka ngritur aktakuzë ndaj Isa Kosumit, me arsyetimin se ai nga 1 deri më 31 mars 2019, në kohë të papërcaktuar, në cilësinë e këshilltarit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë të Austrisë, edhe pse ka qenë i detyruar ta bëjë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë sipas Ligjit nr. 04/L-050.
Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, i njëjti nuk e ka bërë një gjë të tillë brenda afatit ligjor, për vitin paraprak të periudhës kohore nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018.
Më këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.
Vepra penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, është vepër e cila hyn në kuadër të kapitullit “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale