Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u është përgjiur me ironi reagimeve për koalicionet në nivelin lokal.
Abdixhiku ka thënë se kundërshtimet e tyre s’u bëjnë përshtypje, teksa ka thënë se janë shumë të zënë meqë janë në nëntë gara në balotazh, shkruan Arbresh.info
Ai u është drejtuar specifikisht eksponentëve të Vetëvendosjes e me ironi ka thënë se janë të bindur se e kanë për “të mirë tonë”
“Kur do ta kuptojnë? ‘Kundërshtimet e juaja s’na lënë përshtypje; kemi parë se çfarë duartrokisni!’ I falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që këto ditë po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti. Jemi të bindur se e kanë për “të mirën tonë”. Por të na mirëkuptojnë e falin për mungesën e përgjigjeve ndaj brengave të tyre. Jemi bukur të zënë. Sepse momentalisht i kemi 9 gara për t’i bërë. Të dielen duam veç fitore; dhe na besoni, do të fitojmë”, ka shkruar Abdixhiku.
Gara e balotazhit mbahet më 9 nëntor./Reporteri.net
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...