Patriarku serb Irinej, me rastin e thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, ka thënë se “Kosova nuk guxon as të tjetërsohet e as të dhurohet”.
“U bëjmë apel liderëve tanë shtetërorë që nuk guxojnë të japin pëlqimin e tyre për tjetërsim të Kosovës e Metohisë, sepse ajo që merret me dhunë, edhe kthehet, ajo që i dhurohet dikujt, ajo është e humbur përgjithmonë, dhe këtë serbët dhe Serbia nuk guxon ta lejojë të ndodhë”, ka thënë Irinej për televizionin publik serb.
Kujtojmë se presidenti serb Vuçiq ka bërë thirrje për dialog të brendshëm për Kosovën me qëllim të zgjidhjes së të ardhmes së Serbisë dhe popullit serb.
Dosja ndaj Dushan Maksimoviq dhe pesë tjerëve për barrikadat...
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit