Në Izrael, raportohet për rreth pesë persona të plagosur lehtë si pasojë e përpjekjeve për të hyrë në strehimore gjatë breshërisë së fundit të raketave balistike të lëshuara nga Irani.
Megjithatë, pamjet që qarkulluan tregojnë autobusë të përfshirë nga flakët dhe goditje direkte në zonën e Tel Avivit dhe në qytetin bregdetar Herzliyam.
Në Herzliya, censura ushtarake izraelite ka ndaluar publikimin e pamjeve dhe informacionit për vendin e goditur, duke e klasifikuar si “zonë të ndjeshme” – një term që zakonisht lidhet me struktura ushtarake, të inteligjencës ose objekte strategjike.
Ndërkohë, Gardat Revolucionare të Iranit (IRGC) kanë deklaruar se kishin në shënjestër ndërtesat e inteligjencës në Herzliya, përfshirë Mossad-in dhe inteligjencën ushtarake Aman.
Deri më tani, këto pretendime nuk janë komentuar nga autoritetet izraelite.
Mbrëmë vonë janë shtrënguar masat për qarkullimin e informacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e detajeve të plota të sulmeve.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari