Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, kanë rekomanduar suspendimin nga detyre e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Klinë.
Sipas IPK-së, hetuesit e saj ditë më parë kishin filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident në Klinë ku dyshohej se janë përfshirë tre zyrtarë policorë.
Ky rekomandim për suspendim është bërë me dyshimin se të njëjtit më 19.09.2025 në Klinë nuk kanë raportuar veprimet dhe rrethanat që përbëjnë elemente të veprës penale “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”, e sanksionuar sipas nenit 386 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë. Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...