Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se hetuesit e këtij institucioni kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë.
Kjo rekomandim është bërë për shkak të dyshimeve se e njëjta mund të ketë kryer veprën penale “kanosje”. Policia e Kosovës është në pritje të vendimit përkatës në lidhje me këtë çështje.
“Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit”, njofton IPK.
Në komunikatë, IPK thotë se pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, përfundon njoftimi.
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...