Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka njoftuar se ka publikuar raportin e inspektimit lidhur me “Vlerësimin e performancës së Stacionit Policor të Ferizajt”.
Siç thuhet në njoftim, inspektimi është realizuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së dhe është përqendruar në Stacionin Policor të Ferizajt, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore të Ferizajt.
“Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse Stacioni është duke realizuar me sukses objektivat në përmbushje të mandatit ligjor. Gjithashtu, inspektimi ka ofruar mundësi për t’u njohur edhe me performancën e këtij Stacioni”, thuhet në njoftim.
Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për strukturën përkatëse policore, përfshirë nivelin drejtues dhe atë operativ – administrativ.
“IPK në kuadër të Raportit të inspektimit ka dhënë 12 rekomandime, që kanë të bëjnë me sistemimin dhe shpërndarjen e burimeve njerëzore, furnizimin me sprej, përfshirjen e personelit në disa prej programeve specifike trajnuese, ngritjen e shkallës së realizimit të urdhëresave, vlerësimin e faktorëve që kanë ndikuar në ngritjen e numrit të të arrestuarve, regjistrimin në bazën e të dhënave të rasteve me pro– forma, respektimin e zinxhirit komandues gjatë procedimit të kallëzimeve penale në Prokurorinë e Shtetit, përmirësimin e shërbimeve logjistike dhe kushteve të punës, etj”, njofton tutje IKP.
Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së, kliko KËTU. /Arbresh.info
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri