Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar sot një donacion një automjet (furgon) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Ceremonia e dorëzimit u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj pranoi çelësat e automjetit nga Giovanni Galzignato – Shefi i Shtyllës së Monitorimit të Misionit EULEX.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, kryeshefi Hodaj dhe shefi i Shtyllës së Monitorimit Galzignato, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm duke theksuar bashkëpunimin e rëndësishëm në mes IPK-së dhe EULEX-it.
“Inspektorati Policor i Kosovës shpreh mirënjohjen për këtë donacion dhe falënderon Misionin e EULEX-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e mandatit ligjor për një polici më të përgjegjshme dhe efikase”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga IPK-ja./Arbresh.info/


Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...