Me rastin e festës së Krishtlindjes, pjesëtarë të jetës politike në Kosovë dhe fytyra publike kanë uruar Ipshekvinë, shumë prej të cilëve po marrin pjesë në Katedralen e Prishtinës për një koktej të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës. I pranishëm në këtë koktej është edhe Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërrnava.
Në këtë pritje për Krishtlindje po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, anëtarë të ndryshëm të partive politike, artistë etj.
Kryeipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji me këtë rast dha porosinë e tij për këtë festë, të cilën porosi tha se e ka dërguar edhe me shkrim dhe se aty i ka kritikuar politikanët tanë.
“Dëshiroj të them se e kemi kaluar një vit të mundimshëm dhe shpresoj që vitin që ardhshëm të kalojmë në paqe dhe te kemi guxim ta shikojmë njëri-tjetrin në sy pa inat dhe me zemër të hapur” Gjergji.
Ai ripërsëriti se në këto Krishtlindje ka marrë një lajm të mirë nga Vatikani për shenjtërimin e humanistes shqiptarë, Nënë Tereza. Sipas tij, Nëna Terezë do të bëhet shenjtore vitin e ardhshëm.
Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, i uroi të gjithë besimtarët katolikë për këtë festë duke thënë se shpreson që viti i ardhshëm të jetë sa më i mirë dhe të ketë paqe sa më shumë.
Ai shtoi se Ipeshkvia e Kosovës dhe Bashkësisla Islame do të mundohen sa më shumë që në Kosovë të ketë mirëqenie.
Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaci nuk ishin të pranishëm.
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...