Zyra e BE-së sot organizon një vizitë në shkollën “Naim Frashëri”, e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi.
Aktualisht janë duke u zhvilluar punime në vlerë prej 6 milionë eurosh në zëvendësimin e gypave ekzistues me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me ngrohje për konsumatorët ekzistues, si dhe për të zgjeruar furnizimin me ngrohje për klientët e rinj në Prishtinë.
Aktualisht janë në përfundim punimet për të lidhur lagjen Kalabria, kopshtin e fëmijëve “Buzëqeshja”, Fakultetin e Arkitekturës dhe Stacionin policor nr. 2.
Në lagjen Dardania janë zëvendësuar disa prej gypave dhe nënstacioneve të vjetra, ndërsa në Bregun e Diellit pothuajse kanë përfunduar punimet në zëvendësimin e gypave për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me ngrohje.
Vitin e ardhshëm punimet do të vazhdojnë me shtrirjen e rrjetit në lagjen Mati.
Sipas programit IPA 2015, Zyra e BE-së në Kosovë mbështet më tej zhvillimin e infrastrukturës energjetike në vend përmes përmirësimit të rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, si dhe të impiantit të ri të ngrohjes me biomasë në Gjakovë, me vlerë prej gjithsej 21 milionë euro./indeksonline/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...