Kosova është vendi i vetëm në rajon, i cili paratë e Trustit i përdor për investime.
Kështu pohon njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa në një intervistë për Arbresh.info.
Ai kërkon që kjo praktikë të ndryshohet.
“Ne nuk kemi as praktika, as rajonale e as evropiane, të cilat përdoren sepse mjetet e Trustit edhe me ligj janë të përcaktuara që aq sa ka kontribute i punësuari dhe pjesën tjetër punëdhënësi, aq merr edhe pensionin dhe qëllimi, të gjitha nenet e klauzolat e përcaktojnë këtë çështje dhe assesi nuk është e përcaktuar këto mjete të trustit të përdoren për diçka tjetër”, pohon Bellaqa.
Sipas tij, për investime janë mjetet buxhetore që ndahen nga Qeveria për investime kapitale, për mallra e për shërbime. Po ashtu, ai beson që kjo praktikë e investimit përmes mjeteve të trustit është e jashtëligjshme.
“Ne nuk jemi në një situatë të jashtëzakonshme, në një situatë emergjente në të cilën nuk ka mjete buxhetore që të shpenzohen për situate të jashtëzakonshme. Për situatat e emergjente janë rezervat shtetërore të cilat duhet të rriten dhe janë një listë e mallrave strategjike që duhen shpenzohen dhe jo mjetet e trustit dhe cenohen pensionet. Ashtu kështu pensionet janë shumë të ulëta në Kosovë dhe nuk bën të preken këto mjete”, shprehet ai.
Ai thotë se në rast të dështimit të investimeve, mjetet do të duhej të rimbusheshin, pasi sipas tij se ato humbin.
Njohësi i çështjeve ekonomike vlerëson se kjo praktike duhet ndryshuar sepse siç thotë ai, i favorizon interesat e caktuara të përkohshme.
Sa i përket tërheqjes së parave të trustit, Bellaqa thotë se një gjë e tillë do të ishte e kuptueshme në raste të jashtëzakonshme.
“Ka ndodh raste kur ka pasur një tërheqje më herët dhe kanë qenë kriteret dhe vlerat sa janë rim
bursu por siç e ceka në kriza shëndetësore siç ka ndodh, në raste të jashtëzakonshme, si vërshimet, kur shëndeti, jeta dhe buxheti është I rrezikuar. Kur është e bllokuar ekonomia në të gjitha aspektet. Ajo ndodh në të situate të jashtëzakonshme. Nuk bën ato mjete sepse sot mundet me i harxhua ato mjete mirëpo nesër apo pasnesër i dëmton dhe do të ketë pasoja. Duhet të ketë mbulesë për çdo kontribut-dhënës. Në këtë rast shteti edhe nëse i tërheq duhet t’i kompensojë me afat kohor”, thotë ai.
Në fund, ai jep rekomandimet e tij për këtë praktikë e cila po zbatohet në Kosovë.
“Unë i kisha sugjeru që legjislativi i ardhshëm që t’i bëjë plotësim ndryshim në mangësitë dhe të jetë i përafërt me shoqëritë e përparuara të Bashkimit Evropian për trustin sepse sa kam informata vetëm është miratuar ky ligj mirëpo nuk ka pasur një plotësim-ndryshim që ka nevojë të reformohet nenet e caktuara sidomos ekspertet e fushës duhet të japin sugjerimet sugjerimet e veta, vërejtjet e veta që të jetë I harmonizuar sipas rajoneve dhe shoqërive të përparuara dhe jo të ndodh më kësi praktika”, sugjeron ai.
Sipas Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, mjetet pensionale mund të investohen në llogaritë bankare dhe depozitat e bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës se Kosovës, në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës, letra me vlerë të ndërmarrjeve, duke përfshirë veçmas stoqet dhe obligacionet dhe fondet e përbashkëta dhe të investimeve varësisht nga miratimi i rregullatorit në Kosovë./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...