Para disa muajve, banesa e ivalididit të UÇK’së, Metush Kamerit, ishte dëmtuar si pasojë e një zjarri.
Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës ka rinovuar banesën e tij, këtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
“Banesa e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, ishte djegur e dëmtuar nga zjarri muaj më parë. Ndërsa prej sot, familja e tij tetë anëtaresh i kthehet banimit në banesën e tyre, tërësisht të renovuar nga Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale”, ka shkruar Ahmeti.
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...