Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë dhënë për portalin Arbresh.info ka folur për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe rënien e Qeverisë Haradinaj.
Sipas saj, ka qenë i vonshme vendimi për rënien e qeverisë siç e quan ajo qeveri me numrin me të madh të skandaleve dhe e korruptuar në “thelb”.
“Ka qenë ekzistenciale që Kosova të shkoj në zgjedhje”
Ajo ka thënë se nga zgjedhje pret që qeveria e ardhshme të jetë opozita e tanishme.
E pyetur se a do të marr mbështetjen e grave të LDK-së për ta përkrahur si kandidate për kryeministre, ajo tha se është interes i Kosovës që të ketë kryeministre një femër.
“Është në interes të Kosovës që të punojmë bashkërisht për barazi gjinore. Sa më shumë të përfshihen gratë në vendimmarrje aq më shumë përparon një vend në aspektin ekonomik. Ka qenë koha e duhur edhe më herët e është edhe tani”tha ajo.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...