Ilkay Gundogan mund të largohet nga kampioni anglez, Manchester City.
Tuttosport shkruan sot se skuadra e Interit është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të përfaqësueses gjermane.
E gjithë kjo në rast se italianët dështojnë ta sjellin në ekip mesfushorin kroat të Real Madridit, Luka Modric.

Nerazurrët do të përpiqen që ta transferojnë futbollistin që me Kroacinë është nënkampion i Botës, në rast të kundërt janë të gatshëm të paguajnë 43 milionë euro për turko-gjermanin.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, është i etur për të nënshkruar me një tjetër mesfushor dhe ka konfirmuar interesimin për Modricin.
Ndërkohë, Gundogan është kritikuar gjatë sezonit të kaluar për mos përmbushjen e pritshmërive te City.
Ndryshe, kjo e fundit ka humbur luftën me Chelsean rreth nënshkrimit të mesfushorit të Napolit, Jorginhos.
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë