Interesim i madh për prerje të kurbanëve në Natën e Madhe të Kurban Bajramit (VIDEO)

10:09 | 31 Gusht 2017

Besimtarët myslimanë në Kosovë nesër festojnë Kurban Bajramin.

Siç e kërkojnë ritet fetare, një natë para kësaj feste, në Natën e Madhe të Kurban Bajrami, besimtarët bëjnë prerjen e kurbanit duke ia shpërndarë pjesën më të madhe të tjerëve.

Arbresh.info ka qëndruar sot në Pazarin e Gjedheve në Kodrën e Trimave në Prishtinë për të parë se a po blihen kurbanë dhe si janë çmimet.

Xhevdet Visoka, një qytetar nga Podujeva ka thënë se çdo vit blen kurban në të njëjtin treg të kafshë.

Sipas tij, çmimet nuk janë të larta dhe kushtet në të cilat shiten kurbanët nuk janë të këqija.

“Kam dalë për të blerë një Kurban po çmimet qenkan jo shumë të larta, 150 euro po kurbana paska dhe qenkan shumë të mirë. Ma merr mendja që ia vlen, kur i qojmë paret nëpër kafe palidhje, një kurban në vit ia vlen. Këto janë prodhime të këtuhit nuk janë të ardhur nga shtetet e tjera por nga Kosova”, ka thënë Visoka.

Ndërkaq, Bedri Rexhepi, shitës i kurbanëve ka thënë për portalin se shitje ka dhe se çmimet nuk janë aq të larta.

Sipas tij, çmimi i kurbanit sillet nga 130 deri në 150 euro ndërkohë që brenda ditës shiten deri në 200 kurbanë.

“Shitje kemi goxha mirë, konsumatorë ka, blerës ka. Shitja e tyre bëhet prej 130-150 euro më së shtrenjti. Çdo vit dalim këtu natën e Kurban Bajramit e edhe ditën e Kurban Bajramit. Ky vend nuk i plotëson kushtet për të shitur kurban mirëpo s’kemi çka me ba. Askush s’na ka pyetur askush. I shesim deri në 200 copa për një natë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Drejtpërdrejt nga Pazari i gjedheve në Kodrën e Trimave në Pri…

Drejtpërdrejt nga Pazari i gjedheve në Kodrën e Trimave në PrishtinëQytetarët të interesuar për të prerë kurban në Natën e Madhe të Kurban Bajramit

Posted by Arbresh.info on Donnerstag, 31. August 2017

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara