Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e njofton se, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e Vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse të nënshkruajë nga ministrja Mimoza Kusari Lila, me datën 04.03.2026, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg.
Gjithashtu, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës është duke realizuar analiza të të dhënave lidhur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së martë, datë: 10.03.2026, ka qenë si në vijim:
• Naftë (Dizel): 1.45 €/litër;
• Benzinë: 1.17 €/litër.
Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor sot, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë:
• Naftë (Dizel): nga 1.44 €/litër deri në 1.54 €/litër;
• Benzinë: nga 1.18 €/litër deri në 1.31 €/litër.
Bazuar në vendimin e datës 04.03.2026 për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimit të masave të tjera mbrojtëse, është vendosur marzha tregtare maksimale e lejuar si vijon:
• dy (2) eurocentë për litër të produktit të shitur me shumicë; dhe
• dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.
“Marzhë tregtare domethënë ndryshimi mes çmimit të shitjes dhe çmimit të furnizimit. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë të monitorojë dhe inspektojë në mënyrë intensive zhvillimet në tregun e derivateve të naftës së bashku me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës si dhe Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës dhe, në të gjitha rastet ku identifikohen parregullsi eventuale, mos respektim i vendimit të marzhës apo praktikave që mund të dëmtojnë konkurrencën dhe konsumatorët, do të ndërmerren masa rigoroze të parapara me legjislacionin në fuqi. Për çdo zhvillim të mëtejmë, publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...