Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Theks i veçantë iu kushtua mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe nxitjen e investimeve, si dhe forcimit të lidhjeve kulturore dhe akademike ndërmjet dy vendeve, transmeton klankosova.tv.
Tutje në njoftim potencohet se Konjufca theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me Francën për realizimin e objektivave ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë avancimin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Republika e Kosovës vlerëson partneritetin dhe përkrahjen e Francës, dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, u theksua në komunikatën e ministrisë.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, ambasadori e uroi zëvendëskryeministrin për detyrën dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Francës për vazhdimin e partneritetit të ngushtë me Republikën e Kosovës.
Pas përleshjeve në kufi, Pakistani thotë se ka vrarë 30 tali...
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gj...
Çështja e presidentit, deputeti i LDK-së thotë se Abdixhiku ...
Haradinaj: S’jam kandidat për president
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...