Për këtë është duke u zhvilluar edhe një proces gjyqësor kundër pronarit të kompanisë “Euro Ida”, Anton Jupa, i cili akuzohet se importoi sasi të këtij produkti të prishur brenda vendit tonë.
Kjo situatë siç duke ia ka hapur sytë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në një përgjigje për lajmi.net nga AUV, tregohet se gjatë këtij viti, në kufi nuk është vërejtur asnjë sasi e mishit me cilësi të dyshimtë.
“Nga të dhënat qe kemi nga sektori i Inspektoratit Veterinarë Kufitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, këtë vit nuk kemi ndonjë rast të regjistruar për tentim të hyrjes se mishit të dyshimtë (prishur ) në vendin tone”, thotë Lamir Thaçi, zëdhënës në AUV.
Ai tutje thekson se ngarkesat të cilat kanë hyrë si importe të rregullta në Kosovë, kanë qenë të pajisura me dokument që dëshmon cilësinë e produktit.
“Ngarkesa të cilat kanë hyrë si importe të rregullta në vendin tonë të gjitha kanë qen të pajisura me dokument përcjellës qe dëshmon mi sigurinë e produktit bazuar në ligjet në fuqi”, thotë ai.
Sipas të dhënave të ofruar më herët për lajmi.net nga institucionet gjegjëse në Kosovë, Brazili e Polonia po dalin të jenë shtetet që eksportojnë më së shumti mish në Kosovë.
E siguria e këtij produkti që vije nga Polonia ishte vënë në dyshim.
Në shkurt të këtij viti, ishte publikuar skandali me mishin e lopëve të sëmura që vijnë nga Polonia.
Sipas raportimeve, ky mish ishte eksportuar në shumicën e shteteve të Evropës. Atë kohë nga AUV për lajmi.net kishin konfirmuar se edhe në Kosovë është importuar mish nga ky shtet, mirëpo se i njëjti ka qenë me cilësi të garantuar në bazë të dokumentacioneve dhe kontrolleve.
