Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë me dije se nga data 16 prill deri më 27 prill institucionet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë nisur ushtrimin e quajtur “Shpata e Argjendtë”.
“Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë nisur një ushtrim të quajtur “Shpata e Argjendtë”. Ky ushtrim ka për qëllim koordinimin e mekanizmave tonë të sigurisë për të planifikuar dhe menaxhuar situatat emergjente të mundshme dhe ka për qëllim vlerësimin e kapaciteteve tona të sigurisë, gatishmërinë e tyre për të iu përgjigjur situatave të ndryshme që mund të cenojnë sigurinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Këshilli i Sigurisë Kombëtarë, sipas Limajt, së bashku me KFOR-in pas këtij ushtrimi do të analizojnë dhe nxjerrin rekomandimet e nevojshme.
Numri dy i qeverisë së Kosovës ka ftuar qytetarët që të mos shqetësohen nga ky ushtrim, pa zbuluar planin e këtij ushtrimi.
Më poshtë mund të ndiqni adresimin e plotë të Limajt:
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...