Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion të Kapaciteteve të Administrimit dhe Planifikimit Civil (CPCC) të BE-së.
Në fillim të takimit, kryesuesi Isufaj prezantoi strukturën e re të KPK-së të bërë me ndryshimet e fundit ligjore, ndërsa foli për punët që janë duke u bërë dhe planifikimet për të ardhmen.
Kryesuesi Isufaj me këtë rast ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së në përgjithësi, por edhe atyre në Kosovë, siç është EULEX-i, dhënë për sistemin prokurorial të Kosovës.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e delegacionit të BE-së, pasi vlerësuan punën që është duke e bërë KPK, shprehën gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme të sistemit prokurorial të Kosovës me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë.
Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për numrin e lëndëve të vjetra, ku lidhur me këtë temë kryesuesi Isufaj tha se rritja e numrit të prokurorëve ka ndikuar në rritjen e numrit të lëndëve të vjetra të zgjidhura. Ai tha se sistemi prokurorial ka vendosur si prioritet zgjidhjen e lëndëve të vjetra me qëllim të mos lejimit të parashkrimit të tyre.
Tragjedia ajrore në Kinë me 132 të vdekur, dokumenti: Pilotë...
Gola në Kopenhagë: Për Kosovën qëndrueshmëria demokratike ës...
Haxhiu nesër merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Gjykatës A...
Intervista me Hashim Thaçin sonte, gazetari shqiptar publiko...
Griezmann para ndeshjes me Arsenalin: Këto janë momente të m...
Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, të akuzuarit për sulm...