Rreth 22 mijë të huaj jetojnë dhe punojnë në Shqipëri gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të INSTAT mbi lejet e qëndrimit. Shtetasit nga Kosova dhe Italia dominojnë listën e të huajve në vend, me qytetarët e Kosovës që përbëjnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore të huaj.
Sipas të dhënave të INSTAT 4 mijë e 592 qytetarë të Kosovës punojnë në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Po ashtu sipas këtyre të dhënave në Shqipëro punojnë edhe 3 mijë e 763 italianë.

Ndërkohë, INSTAT tregon një rritje të ndjeshme të emigrantëve nga vendet e Oqeanisë (+23.4%) dhe India (+20%). Aktualisht, në Shqipëri jetojnë më shumë se 1.500 indianë dhe mbi 1.000 filipinas, shumica e të cilëve punojnë në sektorët e hotelerisë, ndërtimit dhe punë të ngjashme elementare.
54% e të huajve në Shqipëri janë të punësuar, ndërsa 62% janë meshkuj dhe pjesa tjetër femra. Mosha që dominoi më shumë ishte ajo mes 30 dhe 39 vjeç.
Një zhvillim pozitiv është edhe ulja e ndjeshme e numrit të të huajve të parregullt. Gjatë vitit 2024 u identifikuan 1.540 raste të tilla, shumë më pak se 6.630 persona në vitin 2023.

FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...