Instagrami po fshin çdo postim që mbështet gjeneralin e vrarë iranian Qassem Soleimani, për të përmbushur sanksionet amerikane të vendosura ndaj vendit të Lindjes së Mesme.
Një zëdhënës i Facebook e konfirmoi lajmin për CNN Business, në të njëjtën ditë kur Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit, pasi ky vend sulmoi bazat amerikane në Irak.
Sulmi iranian erdhi pasi SHBA vrau gjeneralin Qassem Soleimani në 3 janar. Trump tha se Soleimani po planifikonte sulme në disa ambasada amerikane.
Instagrami është një nga rrjetet e pakta sociale të disponueshme për qytetarët iranianë, pasi Twitter dhe Facebook janë të bllokuara nga qeveria. Vendimi për bllokimin e postimeve pozitive për Soleimanin ka sjellë edhe reagimin e zyrtarëve të Iranit.
Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Rabiei, e konsideroi këtë veprim si “jodemokratik”. Ironia është që reagimin e tij, zëdhënësi e bëri në Twitter./A2CNN
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...