Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Inspektoriati i Kryeqytetit ka realizuar sot një aksion.
Ai ka pohuar se janë hequr disa prej frigoriferë të vendosur jashtë kioskave në mënyrë të paligjshme.
“Hapësirat publike janë për qytetarë dhe shëndeti i tyre është prioritet! Për shkak se nuk përmbushnin standardet higjieno-sanitare të kërkuara me ligji dhe pengonin qarkullimin e këmbësorëve Inspektoriati i Kryeqytetit ka hequr disa prej frigoriferë të vendosur jashtë kioskave në mënyrë të paligjshme”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama ka theksuar se ky aksion vjen në kuadër të angazhimit për të garantuar hapësira publike të lira, të sigurta dhe me standarde për të gjithë qytetarët.
“Qytetari është prioritet i yni”./Arbresh.info
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt