Inspektorati Policor i Kosovës rekomanduar të suspendohen dy zyrtar policor, të cilët dyshohen të kenë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ky institucion më 5 nëntor të këtij viti kishte pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se këta zyrtarë policorë kanë kryer
Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin këtyre dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu deri në përfundim të këtij hetimi.
IPK-ja në konsultim me Prokurorinë kompetente do ti vazhdojë hetimet e këtij rasti deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...