Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka hapur sot zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut, në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi”, në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Erden Atiq, si dhe përfaqësues të IPK-së, Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) dhe Policisë së Kosovës.
Gjatë fjalimeve, ata nënvizuan rëndësinë e hapjes së zyrave të reja për përmirësimin e shërbimeve, rritjen e efikasitetit të IPK-së dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit në Kosovë. Kryeshefi Hodaj falënderoi MPB-në dhe ARC-në për mbështetjen në realizimin e këtij projekti.
Ministri Sveçla tha se ky hap do të ndihmojë në forcimin e rendit dhe ligjit në Mitrovicën e Veriut, si dhe në rritjen e integritetit dhe besueshmërisë së Policisë së Kosovës.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...