Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka nisur procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga zyrtarët policorë, të cilat u publikuan sot (e shtunë) në disa media, si dhe pas një reagimi nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut.
“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) do të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një incident në sheshin “Car Llazar”. Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga policia e të cilat pretendime që janë bërë publike sot në medie të ndryshme dhe ka pasur një reagim nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut “, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e IPK-së theksohet se sipás raporteve zyrtare, incidenti raportohet të ketë ndodhur sot pas mesnatës (pas orës 3), kur policia ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor një qytetar me inicialet M.S, me dyshimin se ai ka dëmtuar pronën e një dyqani privat në praninë e zyrtarëve policorë.
Pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje (sipás Ligjit për rendin dhe qetësinë publike), qytetari është liruar.
“Sipas raporteve zyrtare incidenti raportohet të ketë ndodhur sot pas mesnatës (pas orës 3) kur policia ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor një qytetar me inicialet M.S me dyshimin se i njëjti ka dëmtuar pronën e një dyqani privat në prezencë të zyrtarëve policorë. Pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje (sipas Ligjit për rendin dhe qetësinё publike) i njëjti është liruar”, thuhet tutje në reagim.
IPK gjithashtu ka njoftuar se hetuesit e saj do të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim të qytetarit nga policia gjatë veprimeve të kryera në këtë incident./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve