Kryeinfermierja e Klinikës së Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kthyer në punë me vendim të Inspektoratit të Punës, ndonëse ajo ishte kapur nga menaxhmenti i QKUK-së si e dyshuar për vjedhjen e albuminave të pacientëve.
Dyshimet fillestare që kanë çuar në largimin e Emine Ramës nga vendi i saj i punës janë se ajo ka vjedhur albumina në vlerë prej rreth 30 mijë eurove dhe të njëjtat i ka nxjerrë nga QKUK, me qëllim që t’i shiste nëpër barnatoret private.
Por, varësisht vendimit të Komisionit Disiplinor të QKUK-së për largimin e kësaj infermiereje nga vendi i saj i punës, është Inspektorati i Punës ai që e ka kthyer me një vendim tjetër në punë infermieren Rama.
E njëjta ishte edhe nën arrest para disa muajsh me dyshimin e dëmtimit të buxhetit të shtetit dhe se Prokuroria është duke i vazhduar hetimet në lidhje me dyshimet për vjedhje.
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...
Macron: Qëndrojmë me Ukrainën dhe Danimarkën, kërcënimet me ...
Kurti u prit sot në Gjilan nga anëtari i lartë i PDK-së