Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se ka inspektuar 400 biznese në Prishtinë.
Në një njoftim për media, thuhet se gjatë këtij aksioni, është bërë verifikimi nëse bizneset janë duke shfrytëzuar këto hapësira me leje/pëlqim të organit kompetent të kryeqytetit si dhe nëse janë paguar tarifat e përcaktuara sipas lejeve/pëlqimeve përkatëse.
“Në rastet kur subjektet nuk kanë leje., kanë tejkaluar lejen/pëlqimin ose nuk kanë përfunduar obligimet financiare ndaj kryeqytetit, Inspektorati ka urdhëruar palët të lirojnë hapësirat publike ose të njëjtat do të lirohen nga Inspektorati në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje thuhet se aksioni i inspektoratit ka për qëllim që të vejë rend dhe rregull në shfrytëzimin e hapësirave publike sikur edhe të inkasojë të hyra të cila në të ardhmen Prishtinës do t’i kthehen në formë të investimeve./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...