Inspektorati i komunës konfiskon motorët lodër të fëmijëve

20:27 | 14 Mars 2018
M. A.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se tash e tutje inspeksioni do të patrullojë vazhdimisht nëpër sheshet e qendrës për të parandaluar shitjet e paautorizuara.

“Ju bëjmë ftesë qytetarëve për ndihmë dhe mirëkuptim në këtë proces. 080012233 dhe 080012244 janë numrat falas në Qendrën e Thirrjeve.”, ka potencuar Ahmeti.

Në postimin e tij Ahmeti ka shfaqur edhe fotografi të inspektorëve tek konfiskojnë makina lodër të cilat lëshohen me qira për fëmijët në sheshin e kryeqytetit.