Drejtoria për Inspeksion në Komunën e Drenasit, konform Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit, që nga fillimi i këtij viti ka realizuar disa aksione në kontrolle të produkteve ushqimore, kushtet e ruajtjes dhe afatizimit të tyre.
Ndërsa, gjatë këtyre ditëve sipas njoftimit thuhet se është duke bërë kontrolle të veçantë të artikujve ushqimor dhe dhuratat e fëmijëve të përdorshëm për festat e fundvitit.

“Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në përkujdesen për kushtet e ruajtjes dhe afatizimit të artikujve ushqimor janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosovës në fuqi, me nr. 2003/22 .
Kërkojmë nga qytetarët e Komunës së Drenasit se në rast që hasin në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmërojnë në Drejtorinë për Inspeksion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të Konsumatorit”, thuhet në njoftim./Indeksonline
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari