Nën dyshimin se kanë ushtruar veprimtari devijante komuna e Ferizajt njofton se tetë lokale janë mbyllur nga Inspekcioni.
Në njoftim e komunës bëhet e ditur se lokalet janë mbyllur mbrëmjen e së shtunës (dje), raporton Arbresh.info.
“Mbrëmë, Inspektorati i Komunës, bashkë me Njësinë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, në aksionin që nisi ditë më parë e vijoi edhe mbrëmë, me dyshimin e arsyeshëm për ushtrimin e veprimtarive devijante, mungesën e dokumentacionin përkatës, mosplotësimin e kushteve higjieno-teknike, mbyllën 2 lokale në rrugën “Qamil Ilazi”, 3 lokale në “Shën Tereza”, dhe 3 lokale me nga një në rrugët “Remzi Hoxha”, “Rexhep Bislimi”, “Hamëz Jashari””, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...