Drejtoria e Inspekcionit ka mbyllur një lokal “shisha bar” në Mitrovicë, për mos respektim të orarit të punës dhe prishjes së qetësisë publike.
Në njoftimin e bërë për media nga Komuna e Mitrovicës thuhet se “Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sonte kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa lokale të natës në Mitrovicë”.
“Qëllimi i këtyre inspektimeve kishte të bëjë me respektimin e vendimit për ushtrimin e veprimtarisë deri në ora 20:00, si dhe respektimi i rendit dhe qetësisë publike, duke mos krijuar zhurmë të lartë nga muzika që dëgjohet në disa lokale”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Tutje, në njoftim thuhet se gjatë inspektimeve inspektorët komunal kanë hasur në disa parregullsi, ku kanë mbyllur një lokal “shisha bar”, dhe kanë shqiptuar gjobë për shkak të mos respektimit të orarit të punës si dhe zhurmës së krijuar nëpër hapësira publike, ku është krijuar shqetësim dhe ankesa tek banorët që banojnë afër atyre lokaleve.
“Në këtë aksion mori pjesë edhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, i cili ka paralajmëruar që inspektimet e tilla do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, andaj kërkon nga subjektet afariste që të respektojnë vendimet në mënyrë që të mos të ndëshkohen konform ligjeve në fuqi”, vijon njoftimi.

Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...