Një punëtor i një poste të shpejtë është arrestuar pasi dyshohet se ka inskenuar një grabitje në fshatin Llazicë, Komuna e Malishevës, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të 1400 eurove.
Sipas njoftimit, më 20.02.2026 rreth orës 12:00, ankuesi Xh. K., punëtor i një poste të shpejtë, kishte raportuar se dy persona nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) i kishin marrë një çantë me 1400 euro.
Pas reagimit të menjëhershëm të njësive policore të Stacionit Policor në Malishevë dhe Sektorit Rajonal të Hetimeve, përmes veprimeve intensive hetimore dhe analizës së provave, është konstatuar se rasti ishte i inskenuar nga vet ankuesi.
I dyshuari ka pranuar rastin dhe ka treguar vendin ku i kishte fshehur të hollat, të cilat janë gjetur, sekuestruar dhe kthyer te pala përkatëse.
Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është iniciuar rasti “Lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe është ndaluar për 48 orë.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...