Organizata INPO ka publikuar një reagim lidhur me tenderin “Shërbime me ushqim (furnizim, përgatitje dhe servim) për nevojat e Policisë së Kosovës”, me vlerë të parashikuar 2.7 milionë euro, duke identifikuar një sërë shkeljesh ligjore dhe manovrimesh teknike që, sipas saj, rrezikojnë konkurrencën, barazinë dhe integritetin e prokurimit publik.
Sipas INPO-s, gjatë procesit të monitorimit, organizata ka zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, duke paraqitur prova dhe argumente për parregullsitë në dosjen e tenderit. Policia, sipas INPO-s, i ka mohuar të gjitha gjetjet dhe nuk ka treguar gatishmëri për korrigjime.
Ndërkohë, një operator ekonomik ka paraqitur ankesë në OSHP për afatin e tenderimit dhe kriteret teknike e financiare. INPO thotë se ka pritur vendimin e OSHP-së për të mos ndikuar në proces, ndërsa vendimi Nr. 2025-0984 i këtij institucioni ka konstatuar se Policia e Kosovës ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke urdhëruar anulimin e njoftimit për kontratë dhe korrigjimin e procedurës.
Sipas INPO-s, edhe pas këtij vendimi, Policia ka bërë vetëm disa korrigjime formale, ndërsa problemet kryesore të dosjes kanë mbetur të paadresuara. INPO liston si më të rëndësishmet:
keqklasifikimin e kontratës si “shërbime”, ndonëse mbi 70% e objektit janë furnizime ushqimore;
sistemin e peshimit të pikëve që, sipas tyre, krijon hapësirë për manipulim me çmime;
zhvendosjen artificiale të artikujve midis grupeve;
specifikime teknike me intervale të gjera që lejojnë produkte me cilësi të ulët;
uljen e vlerës së kontratës pa arsyetim profesional.
Sipas INPO-s, tenderi në formën aktuale rrezikon të prodhojë furnizime të dobëta, dëm ekonomik dhe cenim të cilësisë së shërbimeve ushqimore për Policinë e Kosovës.
INPO kërkon rishikim të plotë të dosjes së tenderit, duke theksuar se korrigjimet minimale nuk mjaftojnë për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe përdorim të duhur të parasë publike.
INPO u bën thirrje KRPP-së dhe Prokurorit të Shtetit të ndërhyjnë, duke theksuar se shkeljet nuk janë thjesht teknike, por prekin integritetin e prokurimit publik dhe sigurinë ushqimore të një institucioni kyç të vendit.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër