Deputeti Haxhi Avdyli në emisionin DPT te Fidani në T7, lidhur me iniciativën e re qe do ta themelojë ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka përmendur emra të figurave të vjetra në LDK.
Avdyli tha se nuk do të tregojë nëse këta persona do të vijnë në iniciativën e re, por ka bërë disa krahasime, shkruan Express.
“Nuk po paraqes se kush do të vijë, por po i bëj disa pyetje: A ma rugovist në LDK është Isa Mustafa apo Donika Gërvalla? A ma rugovist e LDK është Hafiz Gagica apo Isa Mustafa? Ata të vjetrit e dinë çka po flas. A ma rugovist është Rexhep Gjergji i cili ka shkuar edhe në Prekaz bashkë me Fatmir Sejdiun në vitin 1998, apo Isa Mustafa? A ma rugovist është Fatmir Rexhepi apo Isa Mustafa?”, ka krahasuar Avdyli.
Tutje, ai tha se edhe këta persona, të cilët i quan themelues të LDK’së, kanë punuar dhe këruar reformë në LDK, e sot janë të përjashtuar.
“Po mendoj që këta (themelues të LDK’së) janë ata njerëz që kanë kërkuar dhe punuar për një reformë dhe sot janë të përjashtuar”, shtoi Avdyli./Arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari