Infektologu Hamdi Ramadani po ia lë fajin mosrespektimit të masave për rritjen e madhe të rasteve me COVID-19 në Kosovë.
Ai tha se nga viti i ri vendi ynë ka hyrë në një situatë të rëndë dhe se varianti Omicron veçse e shtoi përkeqësimin.
Ramadani u ankua se sugjerimet dhe opinionet e tyre s’janë marrë me seriozitet.
“Masat që quhen anti-COVID nuk u zbatuan nga qytetarët dhe as institucionet kompetente s’ishin në nivelin e duhur për t’i shikuar rishqyrtuar ato. Maska që duhej të mbahej brenda dhe jashtë nuk u respektua, distanca s’u zbatua fare, e gjithashtu edhe higjiena”, tha Ramadani për KlanKosovën.
Ndërkaq, Ramadani propozoi që të shtrëngohen masat për të përmirësuar situatën epidemiologjike.
“Në këtë situatë të rëndë me pandeminë nuk duhet të shihet gastronomia nëse dëmtohet për një javë ose dy, por duhet shikuar se si të kufizohet dhe lokalizohet dhe si të shtypet pandemia sikur që kanë bërë vendet e tjera”, theksoi ai.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?