Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas përleshjes mes pozitës dhe opozitës sot në Kuvendin e Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi tha se moton “I keni duart e përgjakura” të cilën po e shfrytëzon opozita në betejën e sajë për të vendosur drejtësi për viktimat që tragjikisht humbën jetën në Novi Sad, më së miri përshkruan qeverisjen aktuale të Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“I keni duart e përgjakura” ishte moto të cilën sot, në nderim të viktimave të tragjedisë së Novi Sadit, e në betejën për drejtësi e për zbulim të vërtetës, përdori opozita e cila edhe e ndaloi punën e Seancës së sotme të Parlamentit Republikan.”, ka shkruar ai.
Kamberi theksoi se kjo moto më së miri përshkruan qeverisjen aktuale të Serbisë.
Ai tha se ky gjak është në duart e tyre që nga vitet e 90-ta.
“Në sallë pati edhe konflikt fizik në mes të deputetëve të shumicës dhe atyre të opozitës.Duart e përgjakura, moto të cilën po e shfrytëzon opozita në betejën e sajë për të vendosur drejtësi për viktimat që tragjikisht humbën jetën në Novi Sad, më së miri përshkruan qeverisjen aktuale të Serbisë. Duart e tyre janë plot gjakë. Jo vetëm sot. Gjaku në duart e tyre është nga vitet e ‘90.”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...