Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti duke iu referuar incidentit ndaj Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, deklaroi se ishte tejkalim kompetencash nga punonjësit e sigurimit të aeroportit.
Ai u shpreh se Aeroporti i Shkupit është privat dhe ka sigurimin e vetë të angazhuar që është jashtë Ministrisë së Brendshme.
“Mendoj se u tejkalua. Është çështje e sigurimit të aeroportit të Shkupit. Aeroporti i Shkupit është privat dhe ka sigurimin e angazhuar privat që është jashtë Ministrisë së Brendshme. Ka pasur një keqkuptim dhe besoj se pas kësaj ka lëvizur sërish Presidentja dhe s’ka pasur problem. Tejkalim kompetencash nga punonjësit, jo politikë shtetërore. Vetë kryeministri e ka deklaruar se herën tjetër do e presë dhe përcjellë vetë Presidenten”, tha ai.
Pyetur nëse ka ende racizëm kundrejt Kosovës, Mexhiti theksoi se individë dhe grupe të tilla ka kudo, por në rastin konkret Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike.
“Nëse flasim për politikat shtetërore jemi ndër të parët që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ka ndërtuar raporte miqësore. Kryeministri i parë që ka vizituar qeverinë në Maqedoni është z.Kurti. Kjo në diplomaci ka domethënien e vetë si dy shtete mike. Këtu janë dhe faktori shqiptar brenda qeverisë. Individë, grupe si gjithandej ka dhe këtu”, u shpreh Mexhiti.
Një incident diplomatik ndodhi më 1 gusht në aeroportin e Shkupit ku presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tentuan t’i merrnin telefonin celular ndërsa autoritetet e mbajtën të bllokuar në avion për rreth 1 orë.
Ashtu siç bëri të ditur edhe Presidenca e Kosovës, situata u rëndua edhe më tej kur sigurimi i aeroportit tentoi t’ merrte me forcë çantën dhe telefonin personal, Vjosa Osmanit./rtsh.al/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...