Një lokal është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së premtes në Prishtinë.
Rastin për Arbresh.info e kanë konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, si dhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Ahmeti njoftoi se për momentin nuk ka raporte për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale që ka shkaktuar zjarri.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk ka më rrezik.
“Raportohet vetëm për dëme materiale”, ka përfunduar Ahmeti.
Gashi tha se pos që është djegur një frigoriferë i lokalit, flakët janë përhapur edhe në mbeturinat përreth, mirëpo sipas tij, pronari kishte fikur zjarrin, derisa nuk kishte nevojë për intervenim të zjarrfikësve.
“Informata për zjarr në një lokal është pranuar në ora 09:35. Ekipet menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kishte filluar të ndizej një frigorifer jashtë lokalit dhe ca mbeturina afër frigoriferit. Pronari kishte shuar zjarrin. Nuk kishte nevojë për të intervenuar”, tha Gashi.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...