Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, sot ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes.
Në fjalimin e tij, ai ka bërë të ditur se i pranishëm pos liderëve dhe politikanëve të shtetit, ishte edhe kryetari i BIK-ut, Natim Tërnava.
Ai ka thënë se paqja duhet të mbretërojë në tërë botën dhe se urrejtja mes njerëzve nuk duhet të ekzistojë.
“Të sjellim dashuri në kohën tonë e cila është plotë urrejtje. Sa lufta ka që e kanë përfshirë botën sot, sa njerëzit janë duke humbur jetët, vetëm prej urrejtjes, dhe si sot askush nuk mendon për paqen. Andaj, ne duam të jemi zëri i paqes, mirëkuptimit”, ka thënë Imzot Dodë Gjergji. /Klankosova.tv
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova